Deputeti i AAK-së del kundër idesë së Shpend Ahmetit: Populli nuk mund t’i durojë këto përralla

0
19

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka dalur kundër idesë së Shpend Ahmetit për të venodsur taksë në Prishtinë.

Syla shkruan se ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.

Ai rekomandoi që këta persona të provojnë ta gjejnë veten në shtete tera, qoftë ata që e duan Londrën, edhe ata që mendojn se kufiri është tek hekurudha.

Deputeti i AAK-së shkruan se Kosova nuk është eksperiment.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës së tyre, e kanë gabim.

Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.

Vendi jonë nuk është eksperiment.
Populli nuk mund t’i durojë këto përralla.

Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm.
Nuk ua kemi borxh këto.