Deputeti i AFD në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindeman ka shkruar se Gjermania duhet të konsiderojë tërheqjen e njohjes ndaj shtetit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor e ku 140 kisha janë shkatërruar.
“Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008”, ka shkruar ai tutje.
“Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”, shkroi Lindemann.
“Do të ishte mirë nëse qeveria federale do të konsideronte vendimin e atëhershëm”, përfundon shkrimi.