19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Gashi: Kurti vazhdon ta shkelë Kushtetutën dhe ta cenojë veriun e vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka akuzuar kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin për situatën e krijuar në veri, duke thënë se me veprime të pamatura të tij po cenohet sovraniteti dhe siguria e qytetarëve në Veriun e Kosovës.

Në një postim në FCB, ish-ministri i Kulturës në Qeveriën Haradinaj, ia ka përmendur Kurtit edhe shkarkimet e bordeve dhe emërimet e tij politike, në kohën kur veriu i vendit po “menaxhohet” nga qeveria e Serbisë.

Ky është postimi i Gashit:

Shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana e Kryeministrit të shkarkuar tashmë nuk është risi. Shkeljet e tilla nga ana e tij, janë rrezik për vendin dhe qytetarët. Herën e parë, shkeljen e konstatoi Gjykata Kushtetuese, kurse, shkelja e radhës bëhet edhe më e rëndë, sepse, kësaj radhe cenohet sovraniteti dhe siguria e qytetarëve në Veriun e Kosovës.

Qe veria e Serbisë vendosi në karantinë Veriun e Kosovës, përkatësisht Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, kurse, kryeministri i shkarkuar është strukur në vendimet e tija kuturimthi rreth bordeve të ndryshme duke vendosur në mënyrë antiligjore militantë partiakë, sa për t’i rehatuar ata që i dështuan në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe jo vetëm kaq. Nuk veproi e as nuk po vepron siç e obligon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kur siguria dhe sovraniteti janë në rrëzik, përkundrazi, ashtu siç edhe u konfirmua, kjo u bë me pëlqimin e këtij kryeministri, i cili po tregohet pa vizion e totalisht i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve të veriut të vendit. Ky kryeministër, i cili sa ishte në opozitë thyente institucionet e vendit me sjellje rrugaçërie, duke protestuar se kinse po na ndahet pjesa veriore e vendit. Pikërisht është ky i njejti njeri që sot e harroi veriun, kurse qytetarëve atje ua ktheu shpinën.

Si deputet i Partisë Demokr atike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kam për obligim t’ia rikujtoj e të kërkoj nga Kryeministri Kurti se, Veriu i Kosovës është po ai i njëjti vend, sikur atëherë kur ishe në opozitë, si sot që je në krye të Qeverisë së Kosovës. Dallimi është vecse, tani qytetarët atje kanë nevojë më shumë se kurr për mbështetjen tuaj, kanë nevojë për dorën e shtetit të tyre. Ata kanë nevojë për gjëra elementare mjekësore, siç kanë nevojë edhe komunat tjera në jug, në lindje e në perendim, të cilat as sot e kësaj dite nuk more mundin as t’i vizitoje, për ta parë nga afër gjendjen me të cilën ballafaqohen komunat dhe qytetarët e vendit në këtë kohe pandemie e në luftë me Covid-19.

Kryeministër, qytetarët po e presin ndihmën e pakos financiare dhe fiskale, të cilën ta propozoi PDK-ja, kurse ne deputetët po e presim që këtë pako ta miratojmë sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovë. Vepro e mos e shkel sërish Kushtetutën me mosveprim. KG

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles