Deputeti Adem Hoxha largohet nga Grupi Parlamentar 6 plus, i bashkohet Listës Serbe

0
42

Deputeti Adem Hoxha është larguar nga Grupi parlamentar 6 plus, duke iu bashkuar Grupit Parlamentar të Listës Serbe.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se pas largimit të Hoxhë, grupi 6 plus është shuar, transmeton Telegrafi.

“Deputeti Adem Hoxha është larguar nga grupi 6 plus dhe i bashkangjitet grupit të Listës Serbe. Grupi 6 plus shuhet dhe i humb të drejtat në komisione”, tha ajo.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. /Telegrafi/