Site icon Prishtinapress

Deputetët që po largohen nga VV-ja mund t’i bashkohen qeverisë “Haradinaj”?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i deputetes nga e njëjta parti, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit në LVV.

Në një status të gjatë në Facebook, ai ka shkruar se njëzet apot tridhjetë personat që braktisën Vetëvendosjen mund edhe t’i bashkohen koalicionit qeverisës.

Sipas tij, tashmë ka filluar faza e dorëheqjeve të planifikuara nga kafenetë të cilat zgjasin ca ditë e më vonë edhe largimet formale nga organizata, transmeton Indeksonline

“Ata e kanë ndarë mendjen të braktisin Vetëvendosjen edhe formalisht, mbase shkrihen në ndonjë parti, mbase rrinë pa parti, mbase i futen koalicionit qeverisës”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë:

E kuptoj përpjekjen e Albinit dhe dashamirëve e të tjerë që ende mbajnë sadopak shpresë se mund të debatohet ende me individët që po kërkojnë vëmendje publike këtyre ditëve.

Por, unë mendoj se tashmë ata 20-30 individë e kanë të qartë se çfarë po duan.

Ata e kanë ndarë mendjen të braktisin Vetëvendosjen edhe formalisht, mbase shkrihen në ndonjë parti, mbase rrinë pa parti, mbase i futen koalicionit qeverisës.

Ky projekt nuk duket se ka qenë i tyre por i jashtëm e që po zbatohet nga këta individë disa nga të cilët nuk e kanë fare idenë se prapa kujt po shkojnë dhe ku do përfundojnë.

Pse nuk po dalin tani?

Sepse u doli ters loja për ta ndarë e përqarë lëvizjen. Uniteti tek anëtarësia e gjerë me gjithë shqetësimet e shprehura kurrë ska qenë më i madh se sa kësaj kohe.

Anëtarësia ua ka bërë të qartë këtyre individëve.

Dhe rrjedhimisht tashmë në këtë fazë po veprojnë në dy forma: e para të sanojnë sadopak imazhin e tyre para publikut përmes postimeve viktimizuese me shpresën që ta shnukin ndonjē individ tjetër si dhe e dyta, ta dobësojnë sa më shumë lëvizjen por edhe figurën e Albinit dhe të tjerëve.

Tashmë ka filluar faza e dorëheqjeve të planifikuara nga kafenetë të cilat zgjasin ca ditë e më vonë edhe largimet formale nga organizata.

Këto dalje sado që me raste mund të jenë të dhimbshme ato do të shërbejnë si momentum i ri për lëvizjen që të reformojë organizimin e saj të brendshëm dhe të vazhdojë me tempo edhe më të shtuar të jetë aktive në zhvillimet politike duke luajtur rolin e saj si subjekti më i madh opozitar deri në zgjedhjet e radhës që duket se janë afër kur edhe Vetëvendosje do ta ketë momentin e saj të udhëheqjes.

Exit mobile version