8.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dënohet me 1,800 euro gjobë, pasi e pranoi se dha 2,500 euro për t’u punësuar në KEK

Gjykata Themelore në Prishtinë, të hënën e ka shpallur fajtor të akuzuarin për dhënie të ryshfetit, Egzon Hyseni.

Fillimisht, Hyseni u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 300 euro gjobë, por me pëlqimin e tij, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në lartësi prej 1,500 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me pëlqimin e të pandehurit të dhënë pas shpalljes së këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 1,500 euro” tha gjykatësja Naim Krasniqi-Jashanica.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet të paguaj edhe shpenzimet procedurale dhe atë paushallin gjyqësorë në shumë prej 20 euro ndërsa shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Ndryshe, i akuzuari Hyseni në seancën fillestare të mbajtur më 14 maj 2021 e ka pranuar fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë.

Në këtë rast, i akuzuar është edhe Sylejmon Pllana i cili në shqyrtimin fillestar nuk e ka pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 janar 2021, Sylejmon Pllana po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, inxhinier në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) duke e keqpërdorur detyrën e tij, Egzon Hysenit i ka kërkuar ryshfet në shumë prej 5,500 euro duke i premtuar se do ta punësonte si vozitës në KEK.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, Pllana fillimisht e kishte pranuar shumën prej 2,000 euro nga i akuzuari Hyseni, e pastaj në një takim tjetër ai kishte pranuar edhe shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër prej 3,000 euro, ata ishin pajtuar që ajo pjesë të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej dhe ta marr pagën e parë në KEK.

Me këto veprime, Pllana po akuzohet se ka kryer veprat penale “Marrja ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, Egzon Hyseni po akuzohet se gjatë muajit prill 2019, është takuar me të akuzuarin Pllana në Fushë Kosovë dhe me qëllim që të punësohej në KEK, fillimisht i kishte dhënë Pllanës shumën prej 2,000 euro e pastaj në një takim tjetër shumën prej 500 euro, kurse për pjesën tjetër ishin pajtuar që të paguhej pasi i akuzuari Hyseni të punësohej në KEK.

Me këtë, Hyseni po akuzohet se ka kryer veprën penale “ Dhënia e Ryshfetit”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles