Site icon Prishtinapress

Demarkacioni shkon në Kuvend këtë muaj

Qeveria e Kosovës këtë muaj pritet që ta riprocedoj në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Demarkacioni shkon në Kuvend këtë muaj

Qeveria e Kosovës këtë muaj pritet që ta riprocedoj në Kuvendin e Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kreu i Qeverisë ka thënë se e kanë përgjegjësi që t’ua mundësojnë njerëzve të lëvizin pa viza, sepse mos ratifikimi i demarkacionit po i mbanë ata të izoluar, meqë Bashkimi Evropian e ka vënë si kusht ratifikimin e demarkacionit.

Mustafa: Gjatë këtij muaji do ta procedojmë demarkacionin në Kuvend

“Unë mendoj që gjatë këtij muaji do ta procedojmë demarkacionin në Kuvend, do të shkojmë në Qeveri që ta aprovojmë ligjin për shënimin e vijës kufitare i cili duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk kemi ndonjë ndryshim ta bëjmë ligj, sepse mbetet ajo që ka qenë, marrëveshja për demarkacionin mbetet. është përgjegjësi shumë e madhe për neve që të hapim mundësi që njerëzit tanë të lëvizin pa viza. Është përgjegjësi edhe ndaj këtij biznesi, edhe ndaj pronarit të këtij biznesi që edhe këtij t’ia mundësojmë që ky mos t’i humb gjashtë muaj apo tre muaj para një ambasade për ta marr një vizë për produktet që duhet t’i eksportoj”, tha Mustafa.

Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri pas vizitave që u bëri disa bizneseve në vend. Në vizitën në kompaninë “Eurofruti” Mustafa tha se kontakti me bizneset e vogla dhe të mesme me qëllim të marrjes së informacioneve se çka duhet të ndërmarrin si qeveri për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Mustafa: Bizneset meritojnë përkrahjen tonë

“Natyrisht që të bërit biznes është një lloj shkathtësie, një lloj ndërrmarrësie por edhe një lloj i risku, sepse gjithë këta njerëz po marrin një pjesë të caktuar që të hapin vende të punës këtu si po i shohim ne. Të angazhohen edhe qytetarët dhe ne informuar që së paku 3 mijë vetë që janë të lidhur me mbledhjen e frutave dhe të sigurojnë të ardhura nga mbledhja e këtyre frutave dhe të gjitha këto eksportohen jashtë dhe kjo meriton një përkrahje të plotë të qeverisë edhe në ritmin e politikave tona por edhe në lehtësimin e të bërit biznes”, theksoi ai.

Kreu i ekzekutivit shtoi se hapja e një vendi të punës është me rëndësi themelore, sepse ndihmon zhvillimin ekonomik.

Ndërsa, pronari i kompanisë “Eurofruti” Bejtush Gashi, tha se ia treguan kryeministrit problemet me të cilat po ballafaqohen si biznes në grumbullimin dhe eksportin e frutave.

Gashi: Ia treguam problemet kryeministrit

“Ne i treguam për problemet të cilat jemi duke u ballafaquar me grumbullimin me eksportin e frutave njëkohësisht jemi duke bërë edhe një punë të mirë në grumbullimin e këtyre frutave, jemi duke bërë eksport jemi dukje ju ndihmuar fermerëve duke i ndihmuar vendit të Kosovës”, tha Gashi.

Kryeministri Mustafa ka vizituar edhe lulishten “Labi” ku tha se sa herë po dalin jashtë po binden se më mirë është dalin dhe t’i vizitojnë njerëzit tanë që punojnë, se sa të rrinë në zyra.

Mustafa: Më mirë të dalim t’i vizitojmë bizneset se sa të rrimë në zyra

“Sa herë po dalim jashtë, po konstatojmë që më mirë të dalim jashtë me pa sa po punojnë njerëzit sesa me qëndru më shumë në zyre, sepse njerëzit po bëjnë punë të rëndësishme, të mrekullueshme ka biznese shumë të mira, shumë të suksesshme, aplikim të teknologjive më bashkëkohore në të gjitha fushat siç është edhe kjo këtu”, shtoi Mustafa.

Sipas tij, firmat tona po bëhen firma konkurrente, dhe se njerëzit tonë po punojnë ashtu siç punohet në Gjermani, në Holandë edhe në vende tjera që është për tu mburr me disiplinë të punës dhe me një përkushtim shumë të madh.

Ndërsa, pronari i lulishtes “Labi” Luan Buçaj ka falënderuar kryeministrin, duke thënë se me ndihmën e Qeverisë kanë arritur të rrisin eksportin.

Buçaj: Me ndihmën e qeverisë kemi rritur eksportin

“Me ndihmën e qeverisë së Kosovës na kanë ndihmuar rreth prodhimit, rreth kultivimit, rreth rritjes së prodhimtarisë tonë dhe mund të themi se me ndihmën e kryeministrit dhe me ndihmën e qeverisë ne kemi arritur që të rrisim eksportin dhe ta zbusim fuqinë punëtore në kompaninë tonë”, u shpreh ai.

Kjo kompani bënë eksportin e luleve edhe në vendet e tjera, në rajon por edhe me gjerë.

Exit mobile version