8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni, javën tjetër në Kuvend

Javën tjetër në Kuvendin e Kosovës pritet të rikthehet për votim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi. E bashkë me të edhe gazi lotsjellës. Të paktën kështu kanë paralajmëruar dy taborët politikë, pozita dhe opozita.

Në Qeveri thonë se kjo Marrëveshje do të kalojë dhe duhet të kalojë, qoftë edhe me një konsensus politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa duke u thirrur në po të mirën e qytetarëve të vendit, edhe opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqimisht kalimin e saj, duke mos kursyer as gazin lotsjellës.

Madje, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka garantuar qytetarët se kjo Marrëveshje nuk do të kalojë. “Të gjithë njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi i garantojmë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet”, ka thënë Lekaj.

E, një konsensus të paktën minimal politik rreth Demarkacionit e kanë përkrahur edhe analistët politikë.

Megjithatë, ata kanë shtuar se qëndrimet vazhdojnë të mbesin të njëjta, atëherë marrëveshja të dërgohet në arbitrazhin ndërkombëtar dhe të mos humbet kohë më tutje. /Zeri/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles