18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Demarkacioni do ta vulosë edhe ndarjen e Vetëvendosjes?

Java vendimtare për demarkacionin do të jetë e rëndësishme dhe për partinë më të madhe parlamentare, që do të mbajë këtë epitet vetëm deri në fund të javës, kur dhe do të ndodhë ndarja përfundimtare. Deputetët e Vetëvendosjes deklarohen për Express se nuk ka vend për bashkim, e se grupi i ri parlamentar do të formohet së shpejti.

Vulën e ndarjes këtij subjekti do t’ia japë demarkacioni pasi parashihet që dikush nga Krahu i Molliqajt ta japë votën për marrëveshjen me Malin e Zi në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave.

Pavendosmëria e Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, se në cilën anë të pozicionohet, ka bërë që tash e tre muaj në Vetëvendosje të mos vendos për fatin e saj -për ndarje apo bashkim.

Në njërën anë, Ahmeti përballet me Albin Kurtin, “babën”, krahu i të cilit tashmë e ka kërcënuar se i ka përgatitur dosje, të cilat do t’i bëjë publike në rast se ai vendos të lëshojë partinë.

Ndërsa, krahu i Molliqajt dhe Ymerit tash e sa kohë janë duke e pritur edhe atë për të formuar dhe zyrtarizuar Partinë Socialdemokrate, ku kryetarit të Prishtinës i janë premtuar edhe poste të rëndësishme.

Si duket joshja me postin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti po i konvenon më shumë Ahmetit, edhe pse i njëjti tashmë ka ruajtur marrëdhënie të mira me të dy palët.

Për Gazetën Express, deputeti i VV’së, Faton Topalli deklaroi se qëndrimi i të dorëhequrve do të bëhet publik brenda kësaj jave.

“Në fakt, nuk ka ndonjë ndryshim deri tani, mund të ndodh që ndryshimet të vijnë gjatë ditëve në vijim, ne jemi duke diskutuar me njëri tjetrin se si do të ja bëjmë, më tutje”, deklaroi ai.

I radhituri në krahun e Molliqajt bën të qartë se nuk ka mundësi që të qëndrohet së bashku me pjesën tjetër të VV’së.

“Ajo që është e qartë, është se si duket nuk ka vend në këtë situatë për të qëndruar bashkë në Lëvizjen Vetëvendosje, kështu që gjatë ditëve të ardhshme, do ta njoftojmë opinionin për qëndrimet tona”, pohoi Topalli.

E për fund, ai përjashton çdo mundësi që bashkimi të ndodhë. “Bashkim nuk shoh që ka mbet vend”, përfundon Topalli.

Votat e nevojshme për kalimin e demarkacionit në Kuvend, kanë parë si zgjidhje të mundshme pjestarë të Lëvizjes.

Edhe pse këtë marrëveshje ata dikur e kundërshtonin me gaz lotsjellës, Express ka mësuar nga burime të veta se ata janë të ndarë në dy kahje edhe sa i përket kësaj çështje.

Madje, “zbutja” e tyre u pa kur në seancën solemne të Kuvendit, për 10-vjetorin e pavarësisë deputetët e kësaj partie respektuan për herë të parë himnin e Kosovës.

Mbetet të shihet të mërkurën se si do të votojnë për marrëveshjen për demarkacion, a do të qëndrojnë unik si parti Vetëvendosje për herën e fundit.

Por, ajo që pritet ta vulos ndarjen e këtij subjekti është edhe cështja e demarkacionit për cka pritet të votojnë disa deputetë të krahut të Molliqajt duke e cuar drejt zhbllokimit situatën në vend dhe duke i hapur rrugë liberalizimit të vizave.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles