Site icon Prishtinapress

Demaliaj i AAK’së: Opozita s’mund ta rrëzojë me protestë Qeverinë

Në emisionin Frontal në Televizionin T7, deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se organizimi i opozitës për ta rrëzuar qeverinë nuk është serioz dhe se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Demaliaj ka thënë se qeveritë formohen dhe rrëzohen me votat e deputetëve, mirëpo nuk shihet ndonjë progres i opozitës, pasi edhe në takimet e Liderit të LDK’së, Isa mustafa me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, nuk prodhojnë ndonjë efekt.

“Asnjëherë nuk kemi pa ndonjë organizim serioz të opozitës për me e rrëzu ndonjë qeveri. Qeveritë votohen dhe rrëzohen me votat e deputetëve, mirëpo nuk shohim ndonjë progres të opozitës, pasi edhe vetë takimet e Kurtit me Mustafën nuk prodhojnë ndonjë efekt”, është shprehur Demaliaj në Frontal.

Ai ka thënë se një kohë Vetëvendosja ishte kundër Isa Mustafës, duke përdorur edhe slogane si “Isë, Isë, argat i Serbisë”, e tani po mundohen ta rrëzojnë qeverinë me “argatin e Serbisë”.

Exit mobile version