6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni i Kosovës dëshmon në Parlamentin Italian për dhunën seksuale gjatë luftës, kërkon mbështetje në betejën për drejtësi

Një delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga në përbërje të cilit ishin deputetët Mexhide Mjaku-Topalli, znj.Saranda Bugujevci si dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Znj Vasfije Krasniqi-Goodman, të mërkurën me 26 qershor dëshmoi për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në dy dhomat e Parlamentit Italian.

Takimi i parë i delegacionit u zhvillua në Senatin e Republikës, me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Hetimeve mbi Feminicidin (vrasje e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, senatore Valeria Valente, Ndërsa gjatë pasdites delegacioni u prit nga Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve, ku përvec kryetares Marta Grande merrnin pjesë edhe disa anëtarë të këtij Komisioni. 

Ish-presidentja Jahjaga në fjalën e saj, pasi prezantoi shumë fakte rreth krimeve të luftës të kryer nga forcat serbe në Kosovë, në të dy takimet foli në emër të grave të dhunura gjatë luftës, dhe kërkoi nga Parlamenti Italian të ndihmojnë Kosovën në betejën ndërkombëtare për drejtësi të këtyre grave. Ajo kërkoi që të ushtrohet presion mbi Serbinë e cila vazhdon të mohojë krimet e luftës dhe strehon kriminelët.

Zonja Jahjaga kërkoi miratimin e një Rezolute nga Parlamenti Italian ku të njihen dhe dënohen krimet e dhunet seksuale që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës, dhe të ushtrohet presion mbi Serbinë rreth kësaj cështjeje. Ajo shpjegoi edhe betejën me shoqërinë Kosovare e cila deri vonë këtë temë e ka konsideruar si tabu.

Më pas në të dy takimet, foli e mbijetuara e dhunës seksuale znj. Vasfije Krasniqi Goodman, e cila me emocione të shumta shpjegoi historinë e saj. Ajo shpjegoi edhe betejat me drejtësinë ndërkombëtare në Kosovë, fillimisht me UNMIK-un i cili e kishte humbur dëshminë e saj dhe më pas me EULEX-in. Ajo tha se dy dhunuesit e saj ende nuk janë dënuar nga Gjykata, edhe pse ajo i ka denoncuar dhe se do të vazhdonte të luftonte për drejtësi. Zonja Krasniqi-Goodman kërkoi që serbët të dënohen për krimet që kanë bërë, po kështu shteti Serbi të kërkojë falje për ato krime.

Ndërsa kryetarja e Grupit të Grave Deputete znj. Mexhide Topalli Mjaku tha se në Kosovë nuk kanë ndodhur krime vetëm në vitet 1998 – 1999 por edhe më përpara duke rikujtuar represionin dhe shkeljen masive të të drejtave të njeriut nga pushteti serb për dekada me radhë. Ajo i ftoi deputetët italianë të vizitojnë Kosovën dhe për të pare realitetin nga afër.

Deputetja tjetër e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci rrëfeu historinë e vrasjes së familjes së saj dhe betejën për drejtësi që ka zhvilluar me ndihmën e shtetit britanik. Ajo kërkoi që shteti italian që është prezent në Kosovë të ndokojë që kriminelët e luftës të sillen përpara drejtësisë si dhe të ndihmojë në rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale.

Në Komisionin për Punë të Jashtme pasi edhe diskutime nga deputetët prezentë mes të cilave deputetja Laura Boldrini, ish-kryetare e parlamentit, e cila foli sesi ajo vetë kishte takuar me dhjetëra gra pas luftës në Kosovë që ishin dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga paramilitarët e Arkanit, dhe se do të angazhohej në zbardhjen e së vërtetës për këto krime monstruoze, dhe se është e vërtetë se nuk ëhstë bërë asgjë për këto krime.

Deputetë të tjerë që morën fjalën u shprehën se ishin të prekur nga dëshmitë e rënda që dëgjuan nga dy të mbijetuarat e luftës dhe i inkurajuan ato për guximin e treguar.

Edhe Ambasadorja Lama bëri një pasqyrë të shkurtër përpara këtij komisioni në lidhje me iniciativën e hapjes së gjykatës për krime luftë në Kosovë menjëherë pas luftës, por që nuk u themelua nga ndërkombëtarët me arsyetimin se do të ndikonte negativisht në armiqësimin e mëtejshëm të shqiptarëve dhe serbëve dhe vecanërisht me nënvlerësimin e krimeve të dhunës seksuale nga misionet ndërkombëtare. Ajo kërkoi që tani që ekziston një atmosferë tjetër edhe në nivelin ndërkombëtar rreth dhunës seksuale të përdorur si taktikë lufte, Italia të angazhohet në kushtëzimin e Serbisë në procesin e integrimit europian, në mënyrë që të njohë këto krime dhe të bashkëpunojë për të sjellë kriminelët përpara drejtësisë.

Këto aktivitete u realizuan nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, në kuadër të internacionalizmit të njohjes së dhunimeve seksuale në Kosovë si mjet lufte, të nënshtrimit dhe poshtërimit të popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles