18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Delawie për dialogun Kosovë-Serbi: Duam marrëveshje që zgjidh probleme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë partitë politike.

Delawie përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane ka thënë se SHBA-të janë të përkushtuar për suksesin ekonomik dhe sovranitetin e vendit, por që nuk duan një marrëveshje që krijon më shumë probleme sesa që zgjidh.

Mesazhi i plotë i tij:

Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishme për dialogun me Serbinë.

Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra.

Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.

Por, ka kufizime çka do të pranojmë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë.

Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.

Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.

Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe.

Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.

Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet.

Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.

Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.

Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në ambasadën tonë, të cilët iu kanë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles