Site icon Prishtinapress

Delawie: Kemi një lloj lodhje nga dialogu viteve të fundit

Ambasadori amerikan Greg Delawie, në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), tha se dialogu me Serbinë ka sjellë përfitime të mëdha për Kosovën.

Delawie shtoi se këtë vit duhet që të ketë përparim në dialogun dy palësh ngase është vërejtur një lloj lodhje viteve të fundit.

“Dialogu ka sjellë përfitime në Kosovë, siç është integrimi drejtësisë në veri, integrimi i policisë. Kemi një lloj lodhje nga dialogu viteve të fundit”.

“Nuk ka alternative përveç dialogut. ShBA mbështesin aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE. Këtë vit duhet të bëhet përparim në dialog. Sa i përket finales së madhe, ky studim është kontribut i çmueshëm”, tha ai.

Exit mobile version