Site icon Prishtinapress

Delawie apel deputetëve për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetuese

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit.

“Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra”, thotë ai.

Exit mobile version