Deklarohen nga Vetëvendosje: Presim që PDK ta mbështesë mocionin e votëbesimit!

0
31

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndër arsyet kryesore pse kanë nisur procedurën për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë ka të bëjë situatën me pandeminë.

Nagavci ka konfirmuar se deri tash zyrtarisht i kanë vetëm nënshkrimet e tyre.

Por jozyrtarisht, ajo ka theksuar se ka deputetë të Kuvendit që kanë thënë se mbështesin këtë iniciativë.

“Pritshmëritë e mia janë se do të arrihet numri i nënshkrimeve. Ka deklarime jozyrtare jo vetëm nga LDK… Edhe PDK si opozitë. Natyrshëm që çdo parti opozitare do ta mbështeste një mocion kundër Qeverisë”, është shprehur Nagavci në Klan Kosova.