6.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Deklarimi i Edi Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, fushatë apo e vërtetë?

Në qershor të këtij viti pritet që Shqipëria të shkojë në zgjedhje. Ndërkohë, është kryeministri shqiptar Edi Rama ai që dje ka deklaruar se nëse BE-ja nuk bënë lëvizje për Shqipërinë drejt anëtarësimit të saj në këtë organizatë, do ta bashkojë vendin me Kosovën.

Për opinionistin Bajrush Morina, një gjë të tillë Rama e ka penguar gjatë gjithë karrierës së tij politike, andaj një deklarim i tillë është thjeshtë politikë-bërje në kohën e zgjedhjeve.

“Ai e di se edhe dy muaj ka zgjedhje në Shqipëri dhe dëshiron të “nxjerrë gjoksin” e tij politik duke u krekosur si gjeli maje plehu në mëngjes me zërin e tij plot parolla politike. Bashkimin e Kosovës e Shqipërisë nuk e bën dot Edi Rama, ose më së paku Edi Rama. Bashkimi I Kosovës me Shqipërinë është proces të cilin gjatë karrierës së tij politike Edi Rama e ka penguar apo e ka përlyer më tingujt e muzikës shoveniste serbe. Prandaj prej nga kjo ide nacionaliste e Edi Ramës kur ai njihet si shpirti më internacionalist në skenën politike shqiptare? Prandaj Edi Rama ka folë me gjuhën e tij të zgjatur politike e jo me mendjen dhe shpirtin e tij nacionalist! Është parollë e tij politike, asgjë më shumë!”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe nga Morina, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj lidhur me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se Rama ka thënë diçka korrekte dhe të vërtetë.

Megjithatë, Mushkolaj ka shtuar se një deklaratë të tillë kryeministri shqiptar e ka bërë për t`i bërë presion BE-së që të mos e zvarrisë më anëtarësimin.

“Është një deklaratë populiste, por edhe një deklaratë presioni në BE, që të ndërrojë qasjen karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuptimin që të përshpejtojë rrugën e anëtarësimit të tyre në BE. Por, po ashtu, është një deklaratë korrekte, e jo kërcënuese, pavarësisht se si mund të interpretohet nga të tjerët. Rama nuk ka thënë asgjë të pavërtetë”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, Rama dje ka thënë se nuk e dëshiron bashkimin me Kosovën por që këtë e sheh si alternativë nëse BE-ja i mbyllë dyert për Shqipërinë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles