Deklarata e Kurtit për Ujmanin, ja si e komenton Grenell

0
79

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në mes të kryeministrit Hoti dhe delegacionit amerikan, është mbajtur një konferencë për media.

Kjo marrëveshje u quajt historike, e cila është një hap para drejtë marrëveshjes finale me shtetin e Serbisë.

Derisa, emisari Richard Grenell u pyet edhe për deklaratën e VV-së, gjegjësisht të Albin Kurtit, i cili ka thënë se e njëjta marrëveshje është në dëm të Kosovës, duke përmendur Liqenin e Ujmanit, transmeton Indeksonline.

Por, ambasadori amerikan komentin e Kurtit e quajti si kritikë të çmendur.

‘Kjo është një kritikë krejtësisht e çmendur, s’do t’i jepja aq shumë rëndësi.

Zbatimi po vjen është një ditë e madhe, një proces i madh, politikanët do të jenë politikanë dhe do të jenë kritik, është në rregull kjo.

Ne jemi shumë krenar për këtë marrëveshje, do të shihni se këto s’janë fjalë të zbrazëta’, tha Grenell.