Dëgjuan zërin që vinte nga rrënojat e ndërtesave të shembura, ekipit e shpëtimit nxjerrin të gjallë 2-vjeçaren – 24 orë pas tërmetit shkatërrues

0
42

Ekipet e shpëtimit pas një punë të palodhshme mbi 24 orë pas tërmetit shkatërrimtar në provincën Elazig në Turqi, kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një vajzë 2-vjeçare që kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesave.

Në një moment kishin dëgjuar zërin që vinte nga rrënojat e ndërtesave në Mustafa Pasha. Ata menjëherë vënë kontakt me një grua që u tregoi se më të gjendet edhe një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Gruaja që nuk mund të ndalte lotët kërkonte ndihmë, dhe vazhdimisht u thoshte ekipeve të shpëtimit se mezi po arrin të qëndrojë e ngujuar nën rrënoja.

Ata hapën një tunel dhe arritën deri te ato që i nxjerrën të gjalla, ndërsa agjencia për situata emergjente e Turqisë, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 30.

Sipas informacioneve më të reja, në tërmet janë shembur 72 ndërtesa si dhe 514 tjera janë shkatërruar pjesërisht.