21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Deda tregon dështimin e zbatimit të MSA-së: Rezultati 0, Qeveri joserioze

Kosova nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjen e MSA-së, ndonëse kjo i siguron vendit forcim të demokracisë, sundimit të ligjit, ekonomisë dhe të institucioneve.

Deputeti Ilir Deda në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se raporti i tre mujorit të këtij viti për zbatim të MSA-së tregon seriozitetin e Qeverisë ndaj kësaj marrëveshje me Bashkimin Evropian.

“Kur te shikojmë vlerësimin e kontratës për MSA e shohim edhe gjendjen e vendit tonë për të përmbushur këtë kontratë. Nëse do të notohej Kosova për aftësinë e saj për zbatim të MSA-, Kosova nuk do ta kalonte asnjë provim, sidomos tre mujori i këtij viti tregon që Kosova nuk po përgatitet as në vjeshtë ky është realiteti, apo duhet të jetë një pasqyrë e thyer për ne në Kuvend, për këtë Qeveri që kërkon që Kosova të ecë sa më shpejtë drejt integrimit në BE, ndonëse rezultati është zero”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline.

“MSA-ja e forcon demokracinë, institucionet, sundimin e ligjit, ekonominë, dhe e bën atë të gatshme për integrim në tregun e përbashkët në BE. Kosova i ka përmbushë vetëm 8.29 për qind që i ka planifikuar vet. Në raportin tremujor tregohet se zbatimi në ekonomi  është 21.43 për qind, në demokraci 5.88 për qind”, ka thënë tutje ai.

Për tre mujorin e dytë, Deda është shprehur tejet skeptik duke thënë se kjo Qeveri nuk ka aftësi të bartë përgjegjësinë e këtij shteti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles