Site icon Prishtinapress

Deda e Kusari-Lila, akuzohen për plagjiaturë të “Alternativës”

Kryetar i Organizatës Studentore “Alternativa” në UPZ, Nehat Gashi, pretendon se subjekti më i ri politik, që është themeluar sot në këtë qytet, “Aletrnativa”, kundërligjshëm ka “vjedhur” emrin e organizatës së tij.

“Ua rikujtoj disave se plagjiatura ndalohet me ligj!”, thotë Gashi, shkruan PrizrenPress.

“Andaj, me keqardhje më duhet të them që ne do të donim t’i denonconim ata që përdorin plagjiaturën dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve, me qëllim që t’ua hapim rrugën ideve të reja”.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë themeluar sot degën e “Alternativës” në Prizren.

“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, ka thënë Deda.

Kryetari Gashi, tregon ndërkaq se, Organizata Studentore “Alternativa”, sot një vit është themeluar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Ç’ koiçidencë ? “

“Disa paskan pandehur që edhe unë si kryetar i Organizatës më të madhe të studentëve në Prizren, kryetar i “Alternativës”, kam harruar që sot një vit kam prezantuar platformën tonë, e cila siç po shihet përveç përmasave lokale, paska depërtuar edhe në përmasa qendrore, kanë ardhur, çuditërisht në Prizren, me qëllim për të përsëritur historinë, me një “Alternativë” të re, duke shpresuar e uruar që ta ndjekë fati i” Alternativës” së dikurshme, në Prizren”, thotë Gashi.

“Po t’i referohemi besëtytnive tona popullore, që janë të lashta sa vetë njerëzimi, do të shohim që njerëzit në momentin që kanë lindur janë pagëzuar me një emër që lidhet me një dukuri të caktuar, me dëshirën për ta ndjekur fati i njëjtë i asaj dukurie”.

 

“Pra, nga ky këndvështrim del që emërtimi nuk po rrjedhka krejtësisht në mënyrë arbitrare. Emërtimi është një fenomen, që besohet ta paracaktojë fatin e objektit që emërton”.

“Dhe sot shohim të na paraqitet një Alternativë e vjetër dhe një Alternativë e re. Një datë e njëjtë,  një qytet i njëjtë !”.

Exit mobile version