Site icon Prishtinapress

DEBAT PLUS :Të shtunën votohet mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit, edhe PDK mbështet rrëzimin e qeverisë

Drejtuesi i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri thotë se në bazë të disa burimeve seanca për rrëzimin e Albin Kurtit do të mbahet të shtunën.

Panduri poashtu duke u thirrur në burime të televizionit brenda PDK-së, thotë se kjo parti do të mbështesë mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

PDK ende zyrtarisht nuk ka dalë me një qëndrim në raport me mocionin e LDK-së.

Ndërkohë sot LDK ka marrë mbështetje nga AAK, NISMA dhe AKR për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sot gjatë ditës është mbledhur edhe Grupi Parlamentar i LDK-së për të diskutuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Tashmë është e konfirmuar se kundër këtij opsioni janë shprehur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli./Telegrafi/

Exit mobile version