Site icon Prishtinapress

“Dardan Molliqaj i bindur se Astrit Dehari bëri vetëvrasje në burg”

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është i bindur se aktivisti i ndjerë i partisë, Astrit Dehari, ka bërë vetëvrasje në burg. Këtë bindje, aktivisti i VV’së, Valdrin Ahmeti, thotë t’ia ketë shprehur vetë Molliqaj, gjatë një bisede me të.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se Molliqaj nuk besonte se Dehari ishte vrarë nga dikush në burg, ku po mbahej në pritje të gjykimit me akuza për terrorizëm.

“Biseduam gjatë edhe për Astritin, pasi ai që prej kur ndodhi ajo ngjarje këmbëngulte se ajo ishte vetëvrasje, gjë që na i tha edhe gjatë homazheve për Astritin”, ka shkruar Ahmeti.

“Në takimin e datës 26 nëntor na tha që nuk do të lejonte të flitej për Astritin si i vrarë sepse prej fillimit ishte i bindur që ai kishte bërë vetëvrasje. Pretendimi i tij ishte kundër mendimeve tona, por edhe kundër logjikës së thjeshtë”, është shprehur ai.

“Në rrethanat si vdiq Astriti, fillimisht dyshohet e hetohet për vrasje, e nëse kjo nuk vërtetohet shihen opsionet e tjera. A nëse prej fillimit ky paska qenë i bindur për vetëvrasje, opsioni i vrasjes mbetet i pahetuar”, ka treguar aktivisti i VV’së.
Exit mobile version