Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Krahasuar me vitet tjera, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e lartë, transmeton Telegrafi.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dalja e qytetarëve deri në ora 19:00 ishte 40.91 për qind, kurse në zgjedhjet e vitit 2014 përqindja e votuesve ishte 42.48 për qind.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave, rezultatet mund t’i shihni në kohë reale duke klikuar KËTU.