Kanë dalë pamje të reja që tregojnë se Anthony Joshua ishte plotësisht i shpërqendruar para humbjes shokuese ndaj Andy Ruizit të shtunën e kaluar.
Boksieri britanik ishte nokautuar katër herë brenda meçit, duke humbur në raundin e shtatë nga meksikano-amerikani që i mori titujt e kampionit të botës dhe i shkaktoi humbjen e parë.
Që nga atëherë, promotori i tij, Eddie Hearn, kishte thënë se Joshua nuk ishte i shqetësuar apo i panikuar në dhomat e zhveshjes, duke thënë se ishin të qetë.
Boksieri britanik e la Ruizin të priste për disa minuta në ring, duke u vonuar në zhveshtoren e tij, mirëpo promotori i tij vazhdoi duke thënë se ajo nuk do të thotë asgjë.
Në pamjet e reja që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë se Joshua kishte probleme me shikimin, pasi i fërkonte sytë e tij.
👀 Joshua’s eyes all over the show in the intro. Visibly something clearly not right with him.. pic.twitter.com/ps6Wi2gsYY
— Chris McCarthy (@ChrisMcCarthy_) June 3, 2019
Britaniku kishte thënë pas meçit se ai nuk ishte në panik, por që e pranon humbjen nga Ruizi, mirëpo tani e ka caktuar rimeçin me meksikanin në fund të këtij viti, gjersa do ta ketë shansin që t’i kthejë në pronësi titujt e humbur.