Site icon Prishtinapress

Çun Lajçi, Haradinajt: Ftesën për Speciale ta çoi Demarkacioni i gabuar me Malin e Zi

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka folur për dorëheqjen e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të vendit, si dhe ftesën për Gjykatë Speciale.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ia ka përmendur Haradinajt Çakorrin, duke thënë se, “ftesën për Speciale ta çoi Demarkacioni i gabuar me Malin e Zi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mos vajtoni si për Enver H!

Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!

Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!

Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!

( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!

Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!

Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!

Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!

Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!

Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!

Exit mobile version