Covid-19 e mbyllë edhe një shkollë në këtë qytet të Kosovës

0
63

Edhe një shkollë tjetër mbyllë dyert për nxënësit e saj si pasojë e situatës me Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Shkolla “Ismail Qemali”, ka njoftuar se si rezultat i testimit pozitiv të disa nxënësve dhe stafit mësimor, nga nesër kalon nga Skenari A (prezencë fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë).

Mësimi për ciklin e lartë do të vazhdojë të mbahet nëpërmjet platformës online “e-shkollori”, kurse për të ulëtin do të mbahet në “Zoom”.

Njoftimi:

“Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës!

Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e vazhueshëm te mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU “Ismail Qemali’ Prishtinë, ku kane rezultuar raste pozitive.
Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme kalon nga Skenari A (prezencë fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë).

Nga neser mësimi per ciklin e lartë fillon nga ora 10 : 00 sipas orarit të cilin e kemi aplikuar deri tani, mirëpo tani orën e kemi 30min në platformen e-shkollori.

Ndërsa cikli i ulet mësimin e fillon nga ora 13:30 përmes platëformes zoom!

Per ndryshimet e radhes ju njoftojme me kohe!”, thuhet në njoftimin e shkollës Ismail Qemali”.