Site icon Prishtinapress

Coronavirusi, përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të sjellë temperatura të larta

Përmirësimet dramatike në cilësinë e ajrit të lidhura me mbylljen nga coronavirusi, mund të rrisin temperaturat si dhe të ndikojnë në mot, thonë shkencëtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me mbylljen e fabrikave dhe rrugëve relativisht të zbrazëta, ndotja e ajrit në vende të Azisë, Evropës dhe SHBA-së, ka rënë për 60 për qind në javët e fundit. Mungesa e mjegullës e ka bërë qiellin më të butë, dhe disa njerëz në Indinë veriore kanë parë Himalajet për herë të parë në 30 vjet.

Kjo do të thotë që sa më pak grimca dhe gazra ndotës, aq më shumë rreze të diellit mund të arrijnë në sipërfaqen e Tokës.

Në fillim të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se qielli më i pastër në dekadat e fundit, ka shkaktuar një ndriçim të sipërfaqes së Tokës.

Matjet satelitore tregojnë se Evropa përjetoi një efekt të “errësimit” të sipërfaqes, deri në funt të viteve 80-ta, e ndjekur nga një efekt “ndriçues” pasi u futën rregullat e ndotjes së ajrit. Ndërkaq Kina ndoqi një model të ngjashëm, por duhej të priste deri në vitin 2005 që të fitonte efektin e rrezeve në sipërfaqe.

Exit mobile version