Site icon Prishtinapress

Çoçaj i PDK-së: VV bëri kasaphane me lejet e ndërtimeve në Prishtinë

Nezir Çoçaj, deputet i PDK-së në interpelancën e kryeministrit për krimin dhe korrupsionin është marrë me qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Çoçaj ka përmendur punësimet në ndërmarrjet publike, bizneset me leje ndërtimore dhe gjithashtu edhe punëtorët me kontrata mbi vepër.

“Të gjita kubëzat që janë ndërtuar në Prishtinë janë prokdute të kompanive të afërta me VV-në, ose të afërta me Vetëvendosjen. Tërë këto vite i ka favorizuar binzeset e afërta me juve. Skandalin me Hysen Durmishin që për një vit e kishte shpërblyer me katër tender kompaninë ‘Sopi’ ku kishte punuar vetë si menaxherë”, ka thënë Çoçaj, shkruan lajmi.net.

“Kanë bërë kasaphane edhe me leje ndërtimore. VV-ja u ka dhënë leje financeusve të tyre, militantëve, dhe familjarëve të tyre”, tha ai.

“Keni politizuar shkollat e komunës së Prishtinës. I keni mbushur shkollat e saj me militantët e juaj. I keni larguar drejtorët e shkollave me kritere partiake”, theksoi deputeti i PDK-së.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu. Ai akuzat e Çoçajt i ka quajtuar akuza dhe shpifje.

“Nëse keni prova dërgoni në prokurori”, tha Sejdiu.

Çoçaj replikoi përsëri duke theksuar se “punësimet partiake në Prishtinë dihen”.

Exit mobile version