Presidenti amerikan, Donald Trump, ka gjasë që t’i bashkohet Kosovës dhe Serbisë në takim në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi është bërë i ditur nga korrespodenti i CNN në Këshillin Kombëtar të Sigurisë amerikane, Vivian Salam.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se mbetet të shihet nëse Trump do të jetë në këtë takim.
“Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nisin matanë rrugës në Shtëpinë e Bardhë. Mbetet të shihet nëse aty do të futet edhe presidenti Trump”, ka shkruar Salama, përcjell Gazeta Metro.
Vlen të theksohet se ditëve të fundit është diskutuar shumë se Trump mund të marrë pjesë në këtë takim, por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ndryshe, takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ka filluar dhe palët kanë arritur atje.
Delegacioni i Kosovës në këtë takim përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi, Meliza Haradinaj dhe koordinatori nacional Skënder Hyseni.
Prijës i grupit të Serbisë do të jetë presidenti, Aleksandar Vucici, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Djuric, Ministri i Financave, Sinisa Mali dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadez.