11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çka thotë Gjykata në Francë për seancën e radhës së Haradinajt?

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka bërë me dije se më  9 shkurt është planifikuar seanca ku do të bëhet publike kërkesa e Serbisë për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinajt  të mërkurën në gjykatë i dorëzohet vetëm njoftimi i autoriteteve rreth kërkesës  për ekstradimin e tij, i tha agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” Sandra di Rosa, zëdhënëse e kësaj gjykate duke shtuar se nuk ka qenë e planifikuar marrja e ndonjë vendimi të gjykatës.

Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte arrestuar më 04 janar të këtij viti nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004, transmeton Klan Kosova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles