6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Çka thotë Batatina për Kamishin?

Sporti si rrallë herë ka bashkuar Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Kuvendit në seancën e fundit kanë miratuar Amandamendin e propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.

Në lidhje me këtë trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, ka falenderuar deputetin Bekim Haxhiun i cili propozoi amandamentin për hamonizimin e Ligjit për Sponzorizim të Sportit.

Batatina me këtë rast tha se Haxhiu ka kontribuar shumë në fushën e sportit.

Ndryshe, me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport, dhe 30 për qind e fitimit në tatim mund ta ndajnë për sportin.

Publikimi i plotë i Batatines në profilin e tij në facebook:

Sportist dhe sponsor, urime që kaloi amendamenti i 5 i deputetit Bekim Haxhiu për harmonizim të Ligjit për Sponsorizime me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Bekim Haxhiu DEPUTET i SPORTIT në Kuvendin e Kosovës, siguroi shumë investime në sport, siguroi mjete për Shtatoren e Fadil Vokrrit dhe tani me këtë Ligj i jep zhvillim sportit. Bravooo.  Faleminderit të gjithë deputetve që reflektuan dhe votuan PRO.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles