Ishte ditë e diele kur Policia rrethuan Klinikën Infektive. Në vend të ngjarjes doli edhe prokurori.
Krejt kjo me arsyen se brenda kësaj klinike, në një interval të shkurtër kohor gjatë natës, kishin ndodhur 6 vdekje. Ndërkohë, për këto raste, Prokuroria e Shtetit nisi menjëherë hetimet.
Viktimat po atë ditë, u morën për t’u bërë autopsia nga Mjekësia Ligjore.
Tani pas dy jave, që kur ndodhi e gjithë ngjarja, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, po thonë se ka më shumë se 10 ditë, që kur kanë përfunduar me autopsinë e tyre.
Ani pse televizioni tash e 3 ditë, ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Shtetit se deri ku kanë arritur hetimet për vdekjet një fjalë, të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve.
Të heshtur kanë qëndruar edhe Polica e Kosovës, me arsyetimin se vetëm Prokuroria jep informacione për këto raste.
Lidhur me vdekjet një fjalë, pyetje janë dërguar edhe në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Por, as këta nuk patën ndonjë përgjigje për televizionit.
Sidoqoftë nga Shoqata e Pacientëve shprehen të shqetësuar, me mos dhënien e asnjë informacioni në lidhje me vdekjet që ndodhën tash e dy javë.
Besim Kodra shprehi shqetësimin edhe për pacientet e tjerë, që kanë nevojë për trajtim në Klinikat e QKUK, e të cilët këto ditë po kanë vështirësi.
Vdekjet në fjalë, është thënë se mund të kenë ndodhur si pasojë e mungesës së oksigjenit, mirëpo ende një gjë e tillë nuk është pohuar apo mohuar nga Prokuroria.