Site icon Prishtinapress

Çitaku zbulon pjesë nga negociatat për demilitarizimin e UÇK-së

Ish-ambasadorja kosovare Vlora Çitaku ka reaguar edhe njëherë nëpërmjet llogarisë në Facebook lidhur me mos-përmendjen e UÇK-së nga presidentja Vjosa Osmani në një shkrim dedikuar përvjetorit të betejës së Koshares.

Ajo thotë se pa UÇK-në s’do të kishte as TMK e FSK.

Çitaku ka kujtuar të kaluarën duke zbuluar pjesë nga koha e transformimit të UÇK-së.

“E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë:Pa UÇK nuk do të kishte FSK”, thotë ajo.

Shkrimi i plotë i Çitakut në Facebook:

I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së.

TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë. Apo Bilall Sherifi?

Njejtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK.  Njejtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së.

E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK.

Ka plot shtete që nuk kanë ushtri. Dhe të mos gabohemi, Kosovën, pa dyshim, e mbajnë të sigurt aleancat e ndërtuara ndër vite.

Por, kur e them, e them si dëshmitare dhe protagoniste:

Pa UÇK nuk do të kishte FSK!

E paçim, e u krenohshim

Exit mobile version