2.1 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Sulmet e sponzorizuara nga Hamasi e Hezbollahu duhet të dënohen nga Republika e Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga autoritetet Kosova që të dënojnë sulmet e sponzorizuara nga organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah që po rrjedhin si pasojë e konfliktit izraelito-palestinez.

Çitaku, përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka parë me shqetësim deklarimet e të tjerëve karshi konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës,  derisa ka shtuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

“Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste. Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës”, thuhet në postimin e saj.

As qeveria e as partitë opozitare nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit. Megjithatë, disa zyrtarë të Lëvizjës Vetëvendosje janë rreshtuar haptas e fuqishëm kundër Izrealit, e pro Palestinës.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut:

Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.

Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).

Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Twitter.

E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.

Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!

Tash, pa interpretime, këto janë faktet:

1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles