Site icon Prishtinapress

Ciao Berto hap showroom edhe në Hungari

Me një histori prej mbi 20 dekadave, kompania vendore Ciao Berto është sinonim i asaj se si kualiteti i lartë dhe përkushtimi sjellin suksese të pa imagjinueshme.

E në mesin e shumë sukseseve që kjo kompani i ka korrur, e sidomos me eksport në shumë shtete, tashmë ka hapur pikën më re në shtetin e Hungarisë, në qytetin e Budapestit, për të qenë më afër konsumatorëve të vet duke ofruar shërbime kualitative me staf profesional.

Pas hapjes së pikës Ciao Berto në Budapest të Hungarisë, është përuruar nga Ambasadori i Kosovës Shpend Kallaba, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse.

Që të dy këta e kanë përgëzuar Ciao Berto-n për hapjen e pikës së re prej 1200 metrave katrorë, duke shtuar se kompania mbetet shembull i produkteve kualitative vendore.

Ndër të tjera, në takimin e mbajtur u diskutua për sukseset dhe sfidat e eksportit, marrëveshjet dhe bashkëpunimet mes Kosovës dhe shteteve të tjera evropiane.

Kujdesi ndaj klientit, kapaciteti i prodhimit, dhe cilësia e lartë e lëndës së parë janë vetëm disa nga aspektet që e veçojnë kompaninë në treg. Investimi në fabrikën e prodhimit, me teknologjinë më të avancuar në rajon.

Ciao Berto synim kryesor ka zgjerimin e brendit, pra edhe një herë e dëshmon veten si lider në prodhimin e produkteve shtëpiake,

Për më shumë informacione rreth showroomit të Ciao Bertos në Hungari, kontaktoni në:

Për më shumë informacione rreth showroomit të Ciao Bertos në Hungari, kontaktoni në:

Nr. Tel: +38620 550 5538 apo +3820 911 8633
Web: www.happyhomecenter.hu
E-mail: info@happyhomecenter.hu

Exit mobile version