Site icon Prishtinapress

Çfarë po ndodhë me z. Haradinaj? Revista prestigjioze Time i jep një goditje të rëndë

Time e rendit z. Haradinaj në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj renditet përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget dhe Mikheil Saakashvilit.

“Shpesh nuk është mirë të jesh i kërkuar. Në kohëra të dramave gjeopolitike, këtu keni disa prej personazheve të rreptë që janë ‘më të kërkuarit’, të cilët kanë fituar vëmendjen e botës”, shkruan Time për pesë personazhet e këtij artikulli.

“Time” shkruan se Haradinaj bëri emër gjatë konflikteve të viteve ’90 në Kosovë. Në këtë artikull prestigjiozja amerikane tregon se tani kryeministri i Kosovës ishte komandat i UÇK’së, i akuzuar për torturë dhe vrasje të serbëve, i cili në mungesë të provave ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës gjatë viteve 2008 e 2012.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për Serbinë, e cila refuzon të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe dëshiron që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë e saj”, ka shkruar “Time”.

“Nuk është vetëm Serbia nga e cila Haradinaj po përballet me sfida. Me urdhër të aleatëve perëndimor dhe të ndihmuar nga BE’ja, parlamenti i Kosovës në vitin 2015 u pajtua që të krijonte një gjykatë speciale për krime të luftës me bazë në Holandë, por do të operonte nën juridiksionin e Kosovës. Kjo lëvizje u konsiderua si instrumentale në stabilizimin e gjeopolitikës në Ballkan. Vetëm tani ka paralajmërime për shfuqizimin e saj [Speciales], Haradinaj dhe elita politike e Kosovës është duke shikuar për mundësitë e shmangies së kësaj Gjykate”, ka shkruar “Time”.

“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, të cilat i prin kampanjës së NATO-s për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit – janë të përkushtuara që Kosova të arrijë normat dhe vlerat perëndimore. Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij në Kosovë janë shumë të vegjël që të kujdesen për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike; realiteti është se, për të ruajtur paqen, ata nuk mund ta përballojnë këtë”, shkruan në fund revista “Time” për figurën e Haradinajt.

“Nganjëherë, Assange, Puigdemont, Gulen dhe Haradinaj, të jashtëligjshmit mund të shndërrohen në heronj për ata që kanë kundërshtuar gjoja burgosjen e tyre”, shkruan në fund të artikullit revista amerikane.

Exit mobile version