Çfarë ndodhi? Vjosa Osmani shpërndau një përshkrim për Gani Dreshajn

0
58

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosvës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Atje Osmani është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, nga ku ka shpërndarë edhe një video nga ceremonia e pritjes dhe konferenca.

Osmani ka shpërndarë videon e transmetuesit publik (RTK’së), nga emisioni “Imazh”, ku si përshkrim i videos i ka mbetur diçka që nuk ka të bëjë fare me takimin në Shqipëri.

“Imazh – Spitali i Pejës i reagon Gani Dreshajt”, shkruan në përshkrimin e videos.

Ky gabim është përmirësuar më pas në faqen e Osmanit në Facebook.

“Konferencë e përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta”, thuhet në ëprshkrimin e përmirësuar të videos.