Çedomir Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një mundësi

0
44

Politikani serb dhe njëherit lideri i partisë LDP, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se “rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë i sheh si nevojë për rifreskim të skenës së brendshme politike në Kosovë, por edhe në marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan B92.

Sipas Jovanoviqit, Kosova ka treguar shkallë të lartë të kulturës demokratike në procesin e zgjedhjeve, dhe se tani është momenti që kjo energji të shfrytëzohet për bashkëpunim rajonal, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që në Prishtinë të formohet shumë shpejtë qeveria e re me një shumicë stabile në Parlament, që do të ketë fuqinë të arrij marrëveshje me Beogradin, marrëveshje kjo që do të pranohej dhe kuptohej nga shoqëria në Kosovë”, ka deklaruar Jovanoviq.

“Sot e sulmojnë Kurtin nga Beogradi me gjuhën që është folur para çdo katastrofe në hapësirat tona, e deklarata të tilla nuk do të duhej të kishin hapësirë në politikën tonë. Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një mundësi. Deklarata e tij se dëshiron të bisedojë me serbët në Kosovë, e jo vetëm me Beogradin, duhet parë si një mundësi për një nivel më lartë të integrimit te serbëve në shoqërinë dhe institucionet kosovare”, ka thënë për fund lideri i SDP-së.