Edinson Cavani dukej afër Atletico Madridit, por tani gjithçka ka ndryshuar dhe ka filluar të flas për kushte me Interin.
Uruguaiani do të jetë një lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata e tij me Paris Saint-Germainin këtë verë.
Ai kishte qenë shumë afër Atletico Madridit, duke pasur edhe një marrëveshje verbale, por tani sipas Sport Mediaset ajo nuk vlen.
Cavani po shikon opsionet të tjera, veçanërisht atë të Interit, të cilët ishin përqendruan tek Dries Mertens, i cili vendosi të qëndrojë te Napoli.
Sipas Mediaset, veterani kërkon të paktën 8 milionë euro në sezon, që është më pak se paga aktuale prej 12 milionë euro në vit që merr në PSG.
Kalimi te Interi do të ishte një rikthim në Serie A për Cavanin, i cili ka luajtur më parë për Palermon dhe Napolin.Â