Site icon Prishtinapress

Cana: Ja kush më detyroj të merrem me futboll

Lorik Cana ka bërë të ditur se babai e shtyri të merret me futboll

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, gjatë një ligjërate në Universitetin AAB, ka bërë të ditur se babai i tij, Agim Cana, e ka shtyrë të merret me futboll, transmeton Gazeta Express.

“Unë nuk e kam pasur prej fillimit zgjedhje të bëhem sportist, por duke e parë babanë që ka qenë futbollist, ai më tha që ti do bëhesh futbollist”, tha fillimisht Cana.

“Kështu që, ose do bëhesha futbollist ose do bëhesha futbollist, nuk kisha shumë zgjedhje. Por për të qenë i suksesshëm në një fushë duhesh domosdo ta kesh pasion. Unë e kisha futbollin pasion”, shtoi ish kapiteni Kombëtares.

Exit mobile version