Site icon Prishtinapress

Caktohet data dhe ora e seancës ku do të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se seanca për të kaluar në lexim të dytë ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbahet të premtën nga ora 11:00.
Gashi ka publikuar edhe kërkesën ku i është bërë thirrja deputetëve që të jenë prezent në këtë seancë.

Në rast se ky Ligj kalon me 61 vota pro, atëherë qytetarët e Kosovës pritet që të kenë “dorën e shtetit” për të kaluar më lehtë pandeminë dhe krizën ekonomike që ka shkaktuar Covid19.

Exit mobile version