Site icon Prishtinapress

Cakaj paralajmëron edhe vendime të tjera lidhur me diplomacinë shqiptare

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka paralajmëruar se masat e marra sot lidhur me largimin nga detyrat dhjetëra diplomatëve e konsujve të nderit, nuk do të jenë të vetmet.

E gjithë kjo në kuadër të reformave nga ministri Cakaj dhe Qeveria Edi Rama në diplomacinë shqiptare.

Cakaj siç ka mësuar Indeksonline ka shkarkuar 50 diplomatë dhe 20 konsuj nderi në Shqipëri.

“Kjo reformë synon Realizimin e potencialeve të pa shfrytëzuara diplomacisë dhe do të hap rrugë për meritokracinë që duam profesionalizmin që duhet dhe shërbimin që kemi nevojë. Vendimi që morra nuk do të jetë i fundit në shërbim të reformës së diplomacisë shqiptare”, ka thënë Cakaj ndër të tjera në konferencën e mbajtur për media.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka bërë të ditur se diplomatë të rinj që duhet të punojnë në konsullata, fillimisht do të trajnohen në akademi për shërbimet konsullore.

Privilegjet e panevojshme, thotë Cakaj, duhet të zvogëlohen në Shqipëri.

Ai ka shtuar se konsujt e nderit duhet të jenë një komunitet shërbimi e jo shoqëri privilegji.

Exit mobile version