Site icon Prishtinapress

Cakaj merr përkrahje nga ministri gjerman, thotë se Ballkani Perëndimor është në zemrën e tij

Gent Cakaj, i ngarkuar me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme ka takuar ministrin gjerman, Michael Roth.

Ka qenë vetë ministri gjerman që ka publikuar këtë publikim edhe në profilet e tij private.

“Ballkani Perëndimor është në zemrën time, kam takuar për herë të parë Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ne kemi folur për reformat e nevojshme që duhet t’i marrim për t’u futur në Bashkimin Evropian.Jam shumë i lumtur që të punojmë së bashku” shkruan në profilin në Instagram, ministri gjerman i Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

Kjo është vizita e radhës e suksesshme për Cakajn në një shtet të fuqishëm evropian.

Cakaj ka edhe raporte personale të mira me Roth.

Exit mobile version