Site icon Prishtinapress

Cakaj bisedon me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me situatën në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se gjatë ditës së sotshme ka biseduar me të gjithë Ministrat e Jashtëm të BE-së për gjendjen momentale në Shqipëri.

Cakaj tha se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Sot zhvilluam një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend 🇪🇺🇦🇱!

Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij 🤝!

Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë!

Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme 🙏!

Exit mobile version