Site icon Prishtinapress

Cakaj: Bashkimi i liderëve në Luginën e Preshevës, lajm i madh për shqiptarët

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë lajmin e madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai njoftoi se krerët e partive politike në Luginë të Preshevës kanë marrë vendim që të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai e quajti këtë një super lajm për të gjithë shqiptarët, duke uruar të gjithë për këtë vendim, e duke paralajmëruar edhe një vizitë në Preshevë.

“Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, shkruan Cakaj.

Ai tha se partitë që nënshkruan këtë marrëveshje sot kanë dhënë shembullin e tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës se Preshevës, por edhe interesave kombëtare në Përgjithësi.

Postimi i plotë i Cakajt në Facebook:

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen.

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kësaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti.

Exit mobile version