18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi emocionohet pasi mban fjalim në shkollën ku kishte qenë vetë nxënës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka vizituar sot objektin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Hasan Prishtina” në Tërpezë të Malishevës.

Ai ndër të tjerash ka deklaruar se këtë herë ka pasur një fjalim shumë të vështirë për shkak të emocioneve të mëdha pasi edhe vetë ka vijuar mësimet si nxënës në po të njëjtën shkollë.

“Vërtetë nëse ndonjëherë e kam pasur një fjalim më të vështirin, sot e kisha më të vështirin. Emocionet e mëdha i kisha sot në shkollën ku edhe vet i kam vijuar mësimet si nxënës”, ka shkruar Bytyqi në profilin e vet në “Facebook”.

Në ceremoninë e 70 vjetorit të shkollës “Hasan Prishtina” ministri ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin duke thënë se kjo shkollë me kaq shumë vite punë dhe me një emër të madh, vazhdimisht ka qenë një vatër e edukimit të të rinjve.

Postimi i plotë i tij:

Në shkollën që kam marrë hapat e parë të edukimit!

Sot, mora pjesë në ceremoninë festive të 70 vjetorit të themelimit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Hasan Prishtina” në Tërpezë të Malishevës.

Fillimisht, takova nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe kabinetin e qeverisë komunale me të cilët bisedova për arsimin në këtë komunë, të arriturat dhe vështirësitë.

Vërtetë nëse ndonjëherë e kam pasur një fjalim më të vështirin, sot e kisha më të vështirin. Emocionet e mëdha i kisha sot në shkollën ku edhe vet i kam vijuar mësimet si nxënës.

Në ceremoninë e 70 vjetorit të shkollës “Hasan Prishtina”, ua urova nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë komunitetit këtë ditë dhe theksova se kjo shkollë me kaq shumë vite punë dhe me një emër të madh, vazhdimisht ka qenë një vatër e edukimit të të rinjve, një vatër që ka nxjerrë kuadro që më vonë kanë kontribuar në shumë aspekte të zhvillimit.

Mësimdhënësit tanë, kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në mënyrë që sot të jemi këtu dhe kanë kontribuar që shkolla sot, në këtë 70 vjetor të themelimit, të jetë krejt ndryshe, që Tërpeza sot ta festojë krejt ndryshe ditën e shkollës. Kjo na bën krenarë, na e lehtëson punën dhe na shton përgjegjësinë për të vazhduar më tutje.

Sakrifica e mësimdhënësve tanë, pa e përjashtuar edhe angazhimin e prindërve dhe nxënësve, ka bërë që sot të jemi në një formë të re të edukimit të brezave të rinj për një të ardhme të re.

Vendi ynë ka nevojë për energji të reja, për dije të re, pra ka nevojë për një rini të edukuar mirë dhe të shëndetshme. Prandaj kërkova nga nxënësit që ta bëjnë maksimumin, që të marrin dije në këtë shkollë dhe ta shfrytëzojnë këtë dije edhe për zhvillimin e vendit tonë.

Mësimdhënësit i porosita që të vazhdojnë t’i edukojnë sa më mirë të rinjtë. Profesioni i tyre është edhe profesion fisnik dhe siguroni karrierë dhe të ardhme për të rinjtë, e në këtë mënyrë siguroni të ardhmen edhe të vendit.

Sigurova udhëheqësit e shkollës dhe të Komunës, se MAShT do të jetë vazhdimisht afër tyre që të sigurojë kushte sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles