13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Burgu ku po shkelen të drejtat e të miturve (Foto/Video)

Pretendimet e dhjetë të miturve për dhunë fizike, risocializim të tyre, arsimi jo cilësor, mungesa e stafit social dhe kushte jo të mira të akomodimit, janë vetëm disa nga shqetësimet që janë ngritur për Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan.

Shqetësime për këtë qendër ka edhe sa i përket numrit të madh të oficerëve korrektues. Derisa kërkohet që mos të lejohet përdorimi i mjetit ‘Bicc’ për rruajtje.

Janë 111 oficerët korrektues që kujdesën për sigurinë e rreth 100 të miturve të privuar nga liria, megjithatë, është vetëm një psikolog dhe një punëtor social që kujdeset për socializmin e atyre.

Drejtori i Qendrës Korrektuese të Lipjanit, Heset Loku ka thënë për KosovaPress, se nuk ka një proporcion të drejtë në mes të stafit korrektues dhe atij social.

“Proporcioni që duhet të jetë në raport i punëtorëve social apo edhe i psikologut me të miturit nuk është adekuat. Për shembull, ne kemi tani tre punëtorë social për momentin, të cilët janë të shpërndarë në kategori të ndryshme të personave që ndodhën në këtë institucion, dhe ata nuk kanë një proporcion për të mitur sipas normativës ligjore duhet të jetë një punëtorë social në 20 të mitur, apo edhe një psikolog për 20 të mitur. Në realitet ne kemi vetëm një psikolog dhe ai i ka në mbikëqyrje në aspektin psikologjik të gjithë të miturit, dhe numri total i tyre është 100”, deklaroi Loku.

Për Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila ka kryer edhe monitorim gjashtë mujor për këtë qendër, është mjaft shqetësuese që procesi i risocializimit për të miturit është i orientuar kah procesi i sigurisë.

Zyrtari ligjor nga KOMF, Valdrin Dervishaj tha se organizimi i stafit është në këtë qendër është orientuar ka siguria por jo edhe nga risocializimi.

Ai ka shprehur shqetësim për pretendimet nga ana e dhjetë të miturve të intervistuar, të cilët kanë deklaruar se kanë përjetuar edhe dhunë fizike.

“Organizimi i stafit në Qendrën Korrektuese në Lipjan është i fokusuar në siguri më shumë, se sa në integrim dhe risocializim. Mund të themi që siguria është nivel primar i organizimit, që nuk do të duhej të ishte. Ndërsa, sa i përket personelit që është i kualifikuar për risocializim dhe integrim, ne vërejmë një numër shumë të vogël. Oficerët korrektues janë të përshirë në procesin e organizimit të brendshëm, puna e tyre nuk është vetëm për të garantuar sigurinë e jashtme, ata janë të përfshirë edhe në proces brenda. Shpeshherë, ndodh që të miturit të kenë kontakt të drejtpërdrejtë, ata pretendojnë që shpesh kanë qenë subjekt i ushtrimit të dhunës. Dhjetë fëmijë të cilët i kemi intervistuar, kanë deklaruar se kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës, kanë parë raste të ekspozimit të dhunës dhe kanë dëgjuar. Njëri nga të miturit deklaron edhe format se si është ushtruar dhuna, duke u nxjerr nga klasa dhe duke u ushtruar dhunë ndaj tij. Ne nuk themi që këto me siguri janë të vërteta sepse është vetëm deklarim i të miturve, mirëpo, ne pretendojmë që duhet të hetohet”, deklaroi Dervishaj.

Është një pritshmëri e paarritshme që të miturit të integrohen në mënyrë të suksesshme në komunitet, me mbështetjen e vetme të një psikologu dhe punëtori social. Kështu e cilëson këtë gjendje edhe psikologu Visar Sadikaj.

“Nëse na presim që një numër i të rinjve të inkuadrohet në komunitet edhe të integrohen në mënyrë të suksesshme me mbështetjen e vetme të një psikologu dhe punëtori social, është një pritshmëri e paarritshme. Ideja është që te ketë një koherencë në mes të numrit të zyrtarëve të cilët e ofrojnë këtë shërbim, në krahasim me numrin e profesionistëve të shëndetit mendor të cilët duhet të jenë staf profesional i këtyre qendrave”, tha  Sadikaj.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Shqipe Mala tha se pas monitorimeve që kanë kryer, vazhdimisht është rekomanduar që të shtohet numri i punëtorëve social në këtë qendër.

Mala tha për KosovaPress se shqetësimi tjetër që vazhdon të mbetet, janë pretendimet nga të miturit se kanë përjetuar apo dëgjuar dhunë në këtë qendër.

Zyra e Avokatit të Popullit po ashtu ka rekomanduar që të shtohen angazhimet për aktivitete të ndryshme për të miturit, të plotësohen kushtet e akomodimit dhe të mos lejohet përdorimi i mjetit ‘Bicc’ për rruajtje, që është një mjet kryesisht shumë i përdorshëm për vetëlëndim në këtë qendër.

Një tjetër preokupim që ka ngritur KOMF, për këtë qendër është arsimimi jocilësor. Dervishaj tha se procesi përveç që zhvillohet në mënyrë të papërshtatshme, ka bashkim të klasave.

“Procesi zhvillohet në një situatë jo të përshtatshme sepse profesorët që japin mësim aty, japin mësim në dy deri tri lëndë nga i njëjti profesor që nuk e ka kualifikimin e duhur. Këtu bashkohen edhe klasat, klasa e 6 me klasën e 8. Kurse, e 7 me të 5 dhe 9. Programet të cilat ofrohen aty, është një program që kërkon njohuri specifike në lëndën e matematikë,s është programi informatikë dhe kjo ndikon negativisht tek të miturit”, deklaroi Dervishaj.

Për psikologun Visar Sadikaj, kjo gjendje e përzierjes së klasave sjellë një konfuzitet tek të miturit dhe informacionet që marrin janë të karakterit të përzier dhe i padobishme.

“Informacionin i cili jepet nga jashtë dhe ka karakter të përzier si puna e klasave, është informacion i padobishëm. Përderisa brenda një klase zhvillohen dy klasa, atëherë konfuzioni që shkaktohet nëse unë jam për këtë detyrë ose për pjesën tjetër, cilat ato neve na janë përcaktuar për t’i bërë, është një konfuzion total nga i cili të rinjtë nuk mund të përfitojnë, por, është e rëndësishme të ketë një mbarëvajtje të sistemit akademik”, tha Sadikaj.

KOMF dhe Zyra e Avokatit të Popullit theksuan se një hallkë e shkëputur në këtë proces është pjesa e gjykatave, ku gjyqtarët nuk realizojnë vizita të cilat janë të parapara me kodin e drejtësisë për të mitur. Gjyqtarët duhet të vizitojnë të paktën një herë në gjashtë muaj të miturit./PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles