16.9 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi i përgjigjet Mustafës: Punoj për LDK-në, jo për qejfe të njerëzve!

Një deklaratë e deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, sot në Kuvendin e Kosovës, i ka ngritur tensionin kryeministrit Isa Mustafa. Ky i fundit e ka pyetur Bulliqin se përse vazhdon të jetë në LDK kur është kundër demarkacionit dhe vlerëson se trenin e nisur nga Beogradi për në Mitrovicë nuk e ka ndalur Qeveria e Kosovës, por miqtë ndërkombëtarë.

Bulliqi, në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se ai gjithmonë ka punuar për LDK-në dhe jo për qejfet individuale të disa njerëzve.

Ai ka thënë se me Mustafën i ka marrëdhëniet që i ka pasur si çdoherë tjetër, pa diçka të veçantë.

“Unë ato që i kam deklaru, i kam bë publikisht, nuk kam bë asgjë fshehtas. Nuk kam ndonjë koment, nuk e kam parë atë çështje. Unë i kam ato marrëdhënie që i kam pasur, nuk kam diçka të veçantë e as nuk kam pasur. Unë në LDK jam moti, prej fillimit të saj dhe gjithmonë kam punuar për LDK-në, por jo për qejfet e njerëzve dhe të individëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Mustafa përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” është shprehur i habitur me qëndrimin e Bulliqit për çështjen e trenit.

“Ishte nje deputet yni që, për habinë time, tha se të tjerët e ndalën trenin, sepse ai do të arrinte në Kaçanik. Unë ia ktheva se ky do të ishte lajm i mirë për Serbinë, por se lajmi i vertetë (jo i mirë për Serbinë) është se treni nuk do ta kalonte kufirin. Të njëjtit deputet (që akoma vazhdon të thotë se është në LDK) edhe Mali i Zi i ka hyrë shumë thellë”, ka shkruar ai./

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles