Site icon Prishtinapress

Bulliqi: Djemtë e Agim Veliut nga frika e humbjes, po shpifin e dezinformojnë!

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka reaguar duke thënë se disa persona të cilët ai i quan djem të Agim Veliut, po dezinformojnë publikun duke thënë se ai ka për qëllim të ç’rrënjosë Rugovizmin në Llap.

Sipas Bulliqit këtë ata po e bëjnë nga frika e humbjes së LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç’rrënjos rugovizmin në Llap, e vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap si dhe t’i hapim rrugë progresit e meritokracisë.

Exit mobile version