Site icon Prishtinapress

Buffon: Vetëm kjo gjë ishte e duhur në ndeshjen ndaj Napolit

Gianluigi Buffon ka thënë se barazimi në ndeshjen, Napoli – PSG, ishte i duhuri.

Pas një kohe të gjatë, Gianluigi Buffon u rikthye në Ligën e Kampionëve, duke thënë se i ka munguar gara, mirëpo ndihet i lumtur me një barazim  në udhëtim te Napoli.

“Unë kurrë nuk kam parë askënd të vijë në Napoli dhe luaj me lehtësi këtu. Siç u thashë shokëve të skuadrës, kam pasur një karrierë mjaft të gjatë dhe kam fituar dy herë në Napoli, kështu që është mjaft e komplikuar, ” tha portieri italian për Sky Sport Italia, përcjell “lajmi.net”.

“Napoli mbi të gjitha u përpoq të mbajë ritmin dhe të ngadalësojë të gjitha në gjysmën e parë, por më pas, mbrapa ata ndryshuan qëndrimin e tyre dhe u vërsulën përpara.

“Unë mendoj se PSG ka treguar sot se jemi një skuadër solide dhe ky është një element thelbësor në qoftë se duam të shkojmë larg në Ligën e Kampionëve.

“Pas pushimit, Napoli doli të luftojë dhe ishte e natyrshme të ishte nën presion. Në fund, kishte një gjysmë secili dhe barazimi ishte rezultati i duhur.”, ka përfunduar Buffon.

Exit mobile version